Kreu i Partisë Demokratike në Greqi, Andreas Lloverdhos ka udhëtuar drejt qytetit të Fierit për të takuar kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në qeli.
Nga pamjet mësohet se Lloverdhos është paraqitur në burgun e Fierit i shoqëruar nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.
Beleri u dënua me 2 vite e gjysmë burg nga SPAK pasi akuzohet për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit. Një situatë që ka krijuar një klimë jo fortë të qetë midis Shqipërisë dhe Greqisë.