Sjellja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama ndaj geazetares Ambrozia Meta ka tronditur organizata ndërkombëtare të mediave.
Media Freedom Rapid Response tha në një postim se “jemi të tmerruar” nga gjesti i zotit Rama ndaj gazetares.
“Jemi të tmerruar nga sjellja shqetësuese e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndaj një gazetareje femër. Këtu nuk bëhet fjalë për politikë; është fjala për mirësjelljen themelore. Liderët duhet të respektojnë punonjësit e medias në vend që të frikësojnë ata që kërkojnë të vërtetën,” thuhet në reagimin e tyre.
Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias e quajti sjelljen e tij “të pafalshme”.
“Ky incident nxjerr në pah sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen gazetaret femra në kërkimin e së vërtetës, duke theksuar nevojën urgjente që udhëheqësit të respektojnë median dhe të ruajnë integritetin gazetaresk”, u shpreh kjo qendër në një reagim në platformën X.
Një reagim vjen edhe nga Grupi Gratë për Lirinë e Shtypit tha se nuk është hera e parë që zoti Rama ka shfaqur përbuzje ndaj shtypit që e kritikon atë.
“Ne qëndrojmë në krah të Metës dhe kërkojmë që Rama të kërkojë falje dhe t’i trajtojë me respekt gazetarët”, tha ky grup në një postim në X.