-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Giorgia Meloni kërkon 100,000 euro dëmshpërblim për videon erotike

Kryesoret

Kryeministrja e Italisë, Giogia Meloni ka kërkuar 100,000 euro dëmshpërblim për prishjen e imazhit. Kjo pasi një video e rreme erotike u shpërnda në internet, ku ishte vendosur pikërisht fytyra e Melonit.

Kryeministrja italiane do të dëshmojë në 2 korrik në një gjykatë në Sardenja, ku përballë saj do të jenë një burr 40-vjeç dhe babai i tij një 73-vjeçar. Dy personat të cilët dyshohet se kanë prodhuar videon e rreme.

Kjo video erotike u shpërnda në një faqe amerikane pornoje, ku brenda disa kohësh mori me miliona klikime,

Ekipi ligjor i zonjës Meloni ka thënë se, nëse kërkesa e saj për dëmshpërblim është e suksesshme, ajo do t’i dhurojë 100,000 euro në një fond për të mbështetur gratë që kanë qenë viktima të dhunës nga meshkujt.

Maria Giulia Marongiu, avokatja e zonjës Meloni, tha se shuma ishte “simbolike” dhe kërkesa për kompensim kishte për qëllim “t’i dërgonte një mesazh grave që janë viktima të këtij lloj abuzimi me pushtetin që të mos kenë frikë të ngrisin akuza”.

Videot e rrejshme të zonjës Meloni datojnë para se ajo të zgjidhej kryeministre në vitin 2022.

Vitet e fundit, pornografia e rreme është bërë e zakonshme në internet.

Viktimat kanë folur për traumën e të parit të fytyrave të tyre të redaktuara në mënyrë dixhitale në fotot e grave në skena të qarta seksuale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit