-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjin Gjoni i futet politikës

Kryesoret

Ish-anëtari i KLD-së, Gjin Gjoni bën lëvizjen e dytë për t’i hyrë politikës. E ndërsa herën e parë dështoi pas presionit ndërkombëtar ku Partia Demokratike e papërçarë në 2020-tës u tërhoq, këtë herë grupi i Sali Berishës po i jap mbështetje maksimale.

Asokohe Partia Demokratike tha se Gjin Gjoni nuk do të pranohej si kandidat pasi përjashtoheshin të gjithë ata që janë larguar nga detyra për shkak të vetingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vetingut.

Por tani, njeriu i akuzuar për korrupsion nga socialistët është në listën e kandidatëve për kryetar të degës së Lezhës. Rithemelimi do të zhvillojë zgjedhje në 19 degë të tij, kryetarët e të cilave dhanë dorëheqje për garën për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit