-sidi education-spot_img
14.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioni Evropian miraton planin e reformave para zgjerimit të bllokut

Kryesoret

Komisioni Evropian (KE) e ka miratuar të mërkurën një dokument për reformat brenda Bashkimit Evropian (BE) para zgjerimit të bllokut 27-anëtarësh.

Vendet anëtare u pajtuan që BE-ja të reformohet, në mënyrë që të jetë e gatshme për zgjerimin e radhës, përfshirë në aspektin politik, ligjor dhe financiar.

Në këtë plan, të publikuar pas takimit të Kolegjit të Komisionarëve, përfshihen edhe propozimet për integrim gradual të vendeve të ardhshme anëtare, para se ato të bëhen edhe formalisht vende anëtare të bllokut.

Dokumenti i miratuar do të duhej të kontribuojë në procesin e reformave të brendshme të BE-së, në mënyrë që ajo të jetë me kohë e gatshme për pranimin e anëtarëve të ri. Kjo, sipas BE-së, duhet të shkoj paralelisht me përgatitjen e vendeve kandidate për t’u bërë anëtare.

Dokumenti i Komisionit Evropian analizon edhe implikimet që zgjerimi i ardhshëm i bllokut mund t’i ketë në fushat kryesore politike të saj, prej politikës së përbashkët të jashtme të BE-së, vlerave të përbashkëta, ndryshimeve klimatike, procesit të miratimit të vendimeve, tregut të përbashkët, e deri te buxheti i BE-së.

“BE duhet të thellohet para se të zgjerohet. Duhet të nisim të bëhemi gati për unionin e së ardhmes dhe të shfrytëzojmë zgjerimin si katalizatorë të progresit. E gjithë Evropa ka përfituar nga zgjerimi. Me të BE-ja është bërë tregu më i madh i integruar në botë. Kjo ka hapur kanalet tregtare dhe financiare të cilat kanë siguruar rritje ekonomike si në BE, ashtu edhe në vendet në procesin e zgjerimit. Kjo ka forcuar edhe peshën globale të BE-së”, thuhet në këtë dokument. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit