Ish-zëvëndësministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj mbetet në burg. Apeli i Posaçëm i rrëzoi sot kërkesën e bërë për ndryshimin e masës së sigurisë.
Rjepaj kundërshtoi edhe zgjatjen e afateve hetimore nga GJKKO me 1 muaj e 15 ditë, por edhe kjo kërkesë u refuzuar.
Rjepaj akuzohet se ka favorizuar biznesmenin Ilir Rrapaj në koncesionin e sterilizimit të dhënë gjatë kohës kur ai ishte zëvëndës i ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj.