Në gjykatën civile ditën e sotme u mbajt seanca për Princ Lekën dhe Elia Zaharia, ish-çifti që ka denoncuar njëri-tjetrin për dhunë.
Gjykata ka vendosur që babai i Elias, Gjergj Zaharia të pajiset me urdhër mbrojtje për një vit, ndërsa seanca për aktoren dhe Princin u shty për në datën 27 mars.
Gjykata urdhëroi prokurorinë të sjellë aktet e ekspertizës për Elian. Ndërsa, avokati i Leka Zogut i kishte sjellë aktet e ekspetizës për dhunën. Kjo u bë shkak për shtyrjen e seancës.