-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata Kushtetuese, riçel seancën për Butrintin, shqyrton dokumentet dhe tërhiqet për vendim

Kryesoret

Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese zhvilloi sot një seancë plenare në procesin e kërkuar nga një grup deputetësh për të shfuqizuar si antikushtetues ligjin mbi administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Gjykata Kushtetuese zhvilloi sot seancën, ku administroi provat, mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe është tërhequr për vendimmarrje.

Gjykata vendosi në janar për të riçelur seancën plenare, në mënyrë që, në dokumentat për shqyrtim të shtohej edhe Raporti i Misionit të Përbashkët UNESCO-ICOMOS për Butrintin.

Gjykata e rinisi seancën e shqyrtimit dokumentar sot nga mëngjesi me dyer të mbyllura, ndërsa Zëri i Amerikës mësoi se Gjykata administroi provat, mbylli shqyrtimin gjyqësor mbi bazën e dokumentave dhe tashmë është tërhequr për të marrë vendim, i cili pritet të dalë brenda afateve ligjore.

Ata e vunë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, e cila pasi dëgjoi palët, kërkoi edhe raportin e UNESCO-s, i cili nuk ishte publikuar, pasi pala shqiptare nuk dha pëlqimin, por u ishte dorëzuar autoriteteve në shtatorin e kaluar. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit