GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
GJKKO ka caktuar arrest me burg për Belerin.
Ai ka kërkuar shfuqizimin, e kësaj mase si të papajtueshme me Kushtetutën, të vendimeve nr. 46, datë 22.05.2023.
Kërkuesi, në thelb, ka pretenduar se gjatë procesit për vendosjen ndaj tij të masës së sigurisë personale, gjykatat kanë zhvilluar një proces të parregullt ligjor.
Masa e “arrestit me burg” sipas Kushtetueses është e ligjshme pasi nuk i është cënuar prezumimi i pafajësisë dhe as e drejta për t’u zgjedhur kryebashkiak.
Gjykata nënvizon se vendosja e masës së sigurisë pamundëson kryerjen e procedurës së betimit të tij si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës por Gjykata vlerësoi, gjithashtu, se masa e sigurimit personal “Arresti në burg”, e vendosur nga gjykatat e zakonshme, nuk duket joproporcionale në kontekstin e rrethanave të çështjes.
Për të lexuar vendimin e plotë kliko KËTU