Është zbardhur një pjesë nga përgjimet mes mes pronarit të firmës së autobusëve “Durrës-Milano”, Mikel Pici 32 vjeç, pronari i firmës së linjës së autobusëve “Durrës-Milano” dhe Piro Rushi, 57 vjeç, drejtuesi i autobusit me destinacion Italinë.
Vihet re që pronari i autobusëve i thotë shoferit, të mos tregojë që autobusi ka qenë në Fier, në mënyrë që të mos lërë gjurmë.
Nga komunikimi midis shtetasve Mikel Pici dhe Piro Rushi evidentojmë:
Mikeli: Pse çfarë ke mos e vrit mendjen për këtë punë, rri i qetë nuk ke punë ti me rregull të dali njeri se i kam unë rri i qetë.
Piro: Mos fol, po autobusi ka qenë në Fier mos thuaj që ka qenë në Fier autobusi.
Mikeli: jo, jo.
Piro: Nuk ke qenë në Fier thuaj
Mikeli: jo jo nuk ke punë ti në rregull.
Janë zbërthyer gjithashtu të dy telefonat e Piro Rrushit, por në to nuk u konstatuan të dhëna në interes të hetimit.