Mjekët kanë hequr një ngjalë të gjallë nga barku i një burri.
34-vjeçari nga provinca veriore Quang Ninh, Vietnam, u shtrua në spital me dhimbje të forta barku. Mediat lokale pretendojnë se atij iu bë një radiografi dhe një ekografi, e cila tregoi se kishte një trup të huaj në bark.
Por mjekët besojnë se ai hyri në anusin e tij, i rrëshqiti përmes zorrës së trashë dhe përfundoi në bark. Ajo që i habiti më shumë mjekët ishte se ngjala ishte ende gjallë kur e hoqën.
Ngjala ishte rreth 30 cm. Doktori Pham Manh Hung tha për mediat lokale: “Ky është një rast i rrallë, rektumi është një vend me materie të bollshme fekale dhe të prirur ndaj infeksionit. Megjithatë, operacioni u krye në mënyrë të sigurt”.