Është ndarë nga jeta Gjerg Sulioti, këngëtar i dhjetëra roleve në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Lajmi ka dalë nga teatri i Korçës “Andon Zako Çajupi”.
Ai ka qenë një nga Tenorët kryesorë të Teatrit të Operas dhe Baletit ka interpretuar rolet kryesore në opera si: Karmen, Maleve për liri, Pagliaç i, Tosca, Rigoletto, Il trovatore, Aida, Paja, Otello, Nëna e trimave, Celula e kuqe, Karnavalet, Lulja e kujtimet, Berberi i Seviljes, Goca e Kaçanikut, Vjosa, Toka Jonë, Skenderbeu, Traviata, Borana, Zgjimi , Liceistët, Nëna e trimave etj.
Po ashtu ai ka qenë aktiv në disa aktivitete të tjera muzikore si koncerte, recitale, anketa brenda dhe jashtë vendit. Është aktivizuar me Ansamblin Popullor duke zhvilluar disa koncerte në Finlandë, Danimarkë, Suedi, Greqi, Turqi, Itali etj.