-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç përgjigjet deklaratave të Kurtit: Serbia nuk po përgatitet për luftë

Kryesoret

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të premten vonë se Serbia “nuk është duke u përgatitur për luftë” me Kosovën, pas pretendimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se shteti serb e dërgoi ushtrinë e vet “disa metra” afër kufirit me vendin fqinj të enjten.

“Serbia nuk do të futet në luftë, do ta presë momentin për veprimin e saj politik”, tha Vuçiç për televizionin serb Prva të premten.

Të enjten pak para mesnatës, Kurti tha se “njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën” dhe publikoi, siç pretendoi, pamje të tyre.

Vuçiç tha se ato pamje “janë nga zona e sigurisë tokësore”.

“Kurti dëshiron që të ndodhë diçka që SHBA-ja të ndërhyjë kundër Serbisë”, tha Vuçiç.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra.

Më herët gjatë ditës, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën dhe se ia kanë bërë me dije Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm. Për më shumë kliko KËTU

/REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit