Skuadra e Kilit ka shënuar golin e dytë kundra ekipit shqiptar në minutat e fundit.
Për të dy përfaqësueset, kjo është përballja e tyre e parë direkte në histori. Në Parma do të jenë mbi 13 mijë tifozë, që do të ndjekin nga afër ndeshjen. Kjo nuk është e vetmja miqësore në muajin mars, pasi pas disa ditësh do të masim forcat me Suedinë në “Friends Arena”.
SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Mihaj, Hysaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Seferi, Asani, Manaj.
KILI: Bravo, Isla, Diaz, Licnovski, Suazo, Etceverria, Nunez, Osorio, Sanchez, Davila, Vargas.