25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Pasojat e drogës së Ramës janë pasqyruar te çmimet e apartamenteve

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar tha se pasojat e drogës së Edi Ramës shihen te rënia e eksporteve dhe te çmimet e larta të apartamenteve.

Berisha u shpreh se një të riu shqiptar i duhet të punojë 60-80 deri në 100 vite për të blerë një apartament në Tiranë sepse “droga dhe narkoeurot i mbajnë çmimet në stratosferë”.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, droga është një helm i tmerrshëm jo vetëm për shëndetin e njeriut, por është një helm i tmerrshëm për qytetarët, për shoqërinë.

Do ju jap vetëm dy shembuj për pasojat e tmerrshme të drogës së Edi Ramës.

Dje u njoftua se eksportet nga Shqipëria në muajin shkurt ishin 16 përqind më pak se sa një muaj më parë.

A e dini se çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se sektori numër 1 i punësimit në Shqipëri, që janë eksportet, detyrohet të shkurtojë 16 përqind të të punësuarve. 16 përqind vende pune më pak.

Po pse kjo? Droga, droga dhe vetëm droga. Sepse droga zëvendësoi në këtë vend euron me narkoeuron.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit