Të shtunën rreth orës 13:40 një i burgosur ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njofton opinionin publik se sot rreth orës 13:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri A.J, viti i lindjes 1974. I burgosuri nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me probleme të rënda shëndetësore, si pasojë tërë kohën është trajtuar në Stacionarin e burgut sipas rekomandimeve të specialistëve përkatës të ShSKUK-së”.
“Kohëve të fundit, që nga 13.03.2024 ka qenë i shtrirë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë në Kujdesin Intensiv të këtij spitali”, thuhet në njoftim.
Burime të Indeksonline pohojnë se bëhet fjalë për të burgosurin Agim Jefkaj, 50 vjeçar.