Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shprehur se ishte shumë e pritshme që presidenti rus Vladimir Putin ta lidhte sulmin terrorist në Moskë me Ukrainën.
Në një video-adresim të shtunën në mbrëmje, Zelensky ka thënë se “ka qenë absolutisht e parashikueshme” që Putini të presë një ditë pas sulmit për të gjetur një lidhje me Ukrainën për masakrën.
Gjithashtu ai është shprehur se “qindra mijëra terroristë të Putinit që i ka dërguar dhe janë vrarë në Ukrainë, do të ishin të mjaftueshëm për t’i ndalur sulmet terroriste brenda Rusisë”.