Është arrestuar Alfred Lelaj, 58-vjeç, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me burg për falsifikim është ndaluar këtë të diel në pikën kufitare të Kakavijës.
Sipas informacioneve ai u kap në flagrancë teksa tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë.
58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.