Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot në konferencë për shtyp duke folur për ndeshjen e dytë miqëore të kuqezinjve në mars, atë ndaj Suedisë, pak ditë pas një humbje me shifrat 3-0 përballë Kilit.
“Ne duhet të kuptojmë diçka, që kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur. Kemi dy ndeshje shumë të vështira, që kemi kërkuar. Jo vetëm miqësore që të luajmë, por të provojmë se ne duhet të përgatitemi për një Europian. Pyetja është e pashmangshme, lojtarët e mendojnë listën, në jetë e dimë siç është. Por siç tha Ramadani, për ta është mementi të japin gjithmonë si skuadër dhe kjo është ajo që u bëjmë të qartë për të gjithë. Punojmë të gjithë bashkë këtu, nuk është individuale. Momenti ynë duhet vlerësuar, duhen marrë shënime dhe të përgatitim në Europian.
Suedia është një skuadër shumë e fortë me vlera individuale shumë të forta. Praktikisht në historinë e tyre kam parë Larson, Ljungberg, ibrahimoviç, shumë të tjerë, histori e bukur futbolli. Ata kanë bërë Europian e Botërorë. E dimë që është ndeshje e vështirë, por duhet të provojmë dhe pastaj kur të kthehemi në Tiranë do të vlerësojmë pak e shumë gjithçka.” tha ai
/Panorama