16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Gjermania ‘pushton’ Lyon-in, Franca thyhet në 7 sekonda

Kryesoret

Gjermani ka hedhur poshtë kritikat dhe këtë e arriti duke fituar në një ndeshje të madhe.

Në Lyon Kombëtarja e Nagelsman doli e fituar 0-2 nga miqësorja ku luajti përballë Francës.

Shpesh herë janë parë sfida që zhbllokohen që në minutat e para, por ai i Florian Wirtz shkoi përtej imagjinatës. Mesfushori gjerman arriti të realizojë në portën e mbrojtur nga Maignon vetëm pas 7 sekondash lojë.

VIDEO/ ‘Tre Luanët’ thyhen në Wembley, Endrick heroi i Brazilit

Një goditje fantastike nga jashtë zone që la të pa lëvizur portierin francez, aq mbresëlënëse sa mori duartrokitje dhe nga një veteran si Toni Kroos.

Ky ishte goli i parë me Kombëtaren për 20-vjeçarin e talentuar të Bayer Leverkusenit. Sipas statistikave zyrtare të Federatës Gjermane të Futbollit, ky është goli më i shpejtë i realizuar në historinë e kombëtares gjermane!

Miqtë e nisën mirë edhe fraksionin e dytë të takimit, teksa dyfishuan me anë të Kai Havertz (49’). Sulmuesi i Arsenalit shfrytëzoi një super asist të Jamal Musialës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit