-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ ‘Tre Luanët’ thyhen në Wembley, Endrick heroi i Brazilit

Kryesoret

Në Wembley u luajt në përballje mes ‘krijuesve’ të futbollit dhe atyre që e perfeksionuan atë.

Brazili mposhti në shtëpinë e tyre ‘Tre Luanët’ e Anglisë në shifrat minimale 0-1, një përballje ku spektakli dhe emocionet dominuan gjatë 90 minutave.

Shumë ritëm, aksione dhe shance pa fund, ku prekja vendimtare, ajo që vendosi sfidën ishte ajo e një 17-vjeçari.

Një kundërsulm i rrufeshëm e djemve, të Dorival Junior u finalizuar më së miri nga “bomberi” 17-vjeçar, Endrick, me këtë të fundit, që shfrytëzoi rastin e shpërdoruar nga shoku i tij te skuadra e Real Madrid, Vincius Junior dhe me një goditje të lehtë dërgon topin pas shpatullave të Pickford.

Kështu pas këtij triumfi, “Seleçao” rikthehet pas 15 vitesh, te fitorja ndaj Kombëtares së Anglisë dhe tashmë mendon për sfidën e radhës, teksa kësaj radhe do të sfidojnë më 26 mars, “La Furia Roja”, të Spanjës, ndërsa “Tre Luanët” e Southgate do të përballen, po në datë 26 mars, me “Djajtë” e Belgjikës.

GOLI

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit