Alma Cami është shefja e re e QSUT-së. Ajo do të zëvendësojë në këtë detyrë Albana Ficon e cila zyrtarizoi mëngjesin e sotëm largimin nga detyra.
Qëndroi në këtë detyrë nga 2021 ku zëvendësoi Enkelejd Jotin. Në javët e fundit u kthye në qendër të vëmendjes së medias pas zjarrit tek Urgjenca dhe denoncimeve nga Sali Berisha.
Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, kur në katin -1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës.