-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati në komision/ Xhoxhi sekretar, Zhupa: Të pyesim SPAK-un për Ndrecën

Kryesoret

Prej orës 11:00 vazhdon mbledhja e komisionit hetimor për dy koncesionet në shëndetësi, Check-up-in dhe sterilizimin. Deputeti socialist Klevis Xhoxhi është emëruar sekretar i komisionit hetimor. Debati është përqendruar në dy çështje. Së pari nëse duhet të vazhdonte punën komisioni pa u zbardhur vendimi i Parlamentit dhe së dyti nëse deputeti Plarent Ndreca, që është zv/ kryetar i komisionit ka konflikt interesi, pasi sipas opozitës ka mbrojtur një nga personat e hetuar për dosjen e Sterilizimit. Deputetja Ina Zhupa kërkoi që për këtë t’i drejtohen SPAK-ut.

Pjesë nga debati

Ina Zhupa: Çështjet shëndetësisë janë sensitive. Ndreca ju pranuat që ishit avokat i një prej personave të përfshirë në aferë, pra jeni në konflikt interesi.

Le t’i drejtohemi SPAK dhe të pyesim nëse Ndreca ka qenë ndonjeherë avokat. PS ka mjaftueshëm resurse për të qenë nënkryetar të komisionit nëse Ndreca është në konflikt interesi.

Plarent Ndreca: Nuk e kuptoj insistimin për emrin dhe prezencën time. Nuk di ku e keni merakun, por duhet ta marri mendja që profesionalisht jam më i aftë se ty për të kuptuar situatën. Vetëm nga ty nuk pres këshilla.

Albana Vokshi: Nuk ju lejoj me këtë fjalë?

Plarent Ndreca: Si në çfarë mënyrë?

Albana Vokshi: Do ju heq fjalën!

Plarent Ndreca: Ti nuk e kupton fare se çfarë është fjala etike. Po po kam qen avokat. Patjetër dhe të disave nga krahu juaj. Duhet të kthehemi te rendi i ditës se po humbim kohën kot.

LIVE-Debati në komision, Koçi: Jo kacafytje, kërkesa e opozitës dinjitoze

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit