-sidi education-spot_img
26.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vokshi: Edi Rama po mbron krimin, parlamenti është teatri ku drejtësia pushtohet

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvend, duke theksuar se pasqyra e pushtetit të Edi Ramës është një model i pa transparencës dhe përgjegjësisë.

Ajo e ka cilësuar situatën si një mbrojtje të ministrit Belinda Balluku përmes manipulimit të votave të mazhorancës, e cila, sipas saj, është kthyer në një “mburojë politike” për qeverinë.

Reagimi i plotë:

Sot në Kuvend u pa edhe një herë se si funksionon pushteti i Edi Ramës: jo me transparencë dhe përgjegjësi, por me forcën e kartonëve të një mazhorance që i detyrohet pushtetit, bandave dhe krimit.

Përballë akuzave dhe kërkesës për llogaridhënie, Rama zgjodhi sërish të mbrojë Belinda Ballukun, duke përdorur votat e një parlamenti të kthyer në mburojë politike për qeverinë.

Ky nuk është më një parlament që kontrollon qeverinë, por një teatër ku kartonët ngrihen për të mbrojtur pushtetin nga drejtësia.

Por shqiptarët e dinë të vërtetën: as kartonët, as propaganda dhe as mbështetja e krimit nuk mund ta mbajnë përgjithmonë në këmbë një pushtet që ka humbur legjitimitetin.

Ndryshimi është vetëm çështje kohe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit