Elton Ilirjani ka rrëfyer ditën e djeshme në “E diell” pak nga marrëdhënia e tij me konkurenten e Big Brother Vip 3 Julia Ilirjani.
Ai tregoi se ata janë kushërinj dhe se lidhja e tyre u forcua më së shumti në Amerikë.
Eltoni shprehu se nuk ka qenë pro futjes së saj në Big Brother.
“U mërzita , kam qenë kundër, e ka thënë edhe vetë, por ajo e ka bërë këtë gjë për dy arsye, e para se ajo e do shumë Shqipërinë, është fanse deri në çmendur për Shqipërinë, ajo nuk e shikon dot fare New Yorkun, për të është fare inekzisten kur vjen fjala tek Shqipëria. E dyta është sepse ajo do që t’i jepet fund bullizmit, e ka personale, kur e thotë, e ka vërtet sepse ajo ka ikur nga Tirana e detyruar, u bullizua vajza e saj dhe ajo nuk dilte dot nga shtëpia.” tha ai gjatë rrëfimit.
Gjithashtu Eltoni ka ndarë me publikun disa episode të dhimbshme të jetës së Julias duke treguar se ajo ka sakrifikuar shumë nga jeta e saj për të qenë nënë shëmbullore.
“Julia ka bërë punë shumë të vështira, ka arritur sa ka bërë edhe pastruesen në hotel për të mbajtur atë vajzë. Unë me të jemi ngritur bashkë dhe e dua shumë. Uroj që të japë më të mirën e vetes dhe të ndihmojë shumë gra shqiptare sepse është një personazh që duhet ta shohin me vëmendje.”