-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërtheu tritoli në shtëpinë private, pronarët: S’kemi konflikte

Kryesoret

Një shpërthim tritoli ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Shkodër.
Rreth orës 03:40 në shtëpinë e 62-vjeçares Frida Sala është ndjerë shpërthimi.
Nga ky shpërthim ka pasur fatmirësisht vetëm dëme materiale.

Brenda në banesë ka qenë e gjithë familja Sala bashkë me djalin bashkëshortin edhe fëmijët.
Frida Sala deklaroi se nuk ka konflikte me asnjë gjithashtu u shpreh se ishin zgjuar në atë moment kur ndodhi ngjarja pasi po përgatiteshin për të ngrënë vaktin e syfyrit.
62-vjeçarja del në pension për pak muaj dhe policia për momentin nuk e lidh ngjarjen me punën e saj.

Gjithashtu në pyetje është marrë edhe djali i saj Dori Sala i cili gjithashtu u shpreh se nuk ka ndonjë konflikt.
Ai punon në një kompani interneti dhe nuk rezulton të jetë një person problematik.
ëllai tjetër ndodhet në Itali dhe punon si shofer kamioni.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit