Mbrëmjen e sotme në 19:00 Kombëtarja shqiptare do të zhvilloi ndeshjen e dytë miqësore në Stokholm kundër Suedisë.
Humbja në Parma ndaj Kilit goditi fort pritshmëritë duke sjell dhe zhgënjim për atë që u pa në fushë. Trajneri Sylvinho pret një reagim nga lojtarët e tij dhe pritet të bëjë shumë ndryshime në formacionin startues.
Kjo si rrallë herë më parë duke marrë parasysh se tekniku brazilian ka pasur gjithnjë një ide fikse në lidhje me lojtarët që duhet të luajnë nga minuta e parë.
Me Evropianin që është gjithnjë e më afër, trajneri kërkon të shohë në fushën e lojës dhe lojtarët që kanë luajtur më pakë.
Më portë mbrëmjen e sotme do të jetë sërish Strakosha, ndërsa në krahun e majtë Mitaj duket një garanci. Hysaj do të shohë Balliun ti rrëmbejë vendin e titullarit në krahun e djathtë të mbrojtës për këtë sfidë.
Në qendër të mbrojtës do të jetë sërish Gjimshit, kapiteni një nga shtyllat e kombëtares do të ketë në krah të tij Mihajn.
Asllani dhe Ramadani do të jenë sërish lojtarët e mesfushës ndërsa ndërsa treshen e plotëson Qazim Laçi.
Në repartin sulmues do të hidhen Bajrami, Broja dhe Asani.
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Broja
Në stadium atmosfera do të jetë e zjarrtë, 3 mijë tifozë shqiptar pritet të jenë prezent, ndërsa në total janë shitur më shumë se 20 mijë bileta për këtë miqësore.