Disa detaje të reja kanë dalë në Pogradec ku vëllai plagosi me thikë vëllain.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në një konflikt çasti.
Autori i ngjarjes njihet si përdorues i alkoolit dhe në momentin e plagosjes ka qenë në gjendje të dehur.
I plagosuri i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën.
Ai është pagosur në krahun e majtë.
Autori Sami Shuli ndodhet ende në ambientet e komisariatit të Pogradecit për veprime të tjera procedurale.