-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goro dha dorëheqjen, kush do të zgjidhet nesër kryebashkiak i Himarës?

Kryesoret

Kryetari në detyrë i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro i arrestuar me urdhër të SPAK, ka dhënë dorëheqjen. Në një letër nga qelia drejtuar këshillit bashkiak, Goro thotë se pavarësisht se humbi garën e majit të kaluar kundër Belerit, mbeti në detyrë me legjitimitet të cunguar formal dhe moral.

“Rezultati tepër i ngushtë me 19 vota diferencë nuk ishte në favorin tim, po as zhvillimet negative pas zgjedhjeve nuk ishin as në dëshirën as në dorën time. S’mund ta lija detyrën se s’kishte kush ta merrte dhe largimi im vetëm do të shtonte konfuzionin kur Himara u kthye në mollën e një konflikti politik absurd në nivelet më të larta mes dy shteteve”, shkruan Goro.

Por cfarë ndodh tani?

Nesër pritet që të mblidhet këshilli bashkiak dhe të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja. Partia Socialiste ka 13 vota në Këshill ndaj 8 votave të koalicionit opozitar.

Jep dorëheqjen Jorgo Goro: Nuk kam faj, por po largohem (Letra nga burgu)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit