Një incident me pasojë vdekjen e një burri të moshuar ka ndodhur në Japoni.
Një 72-vjeçar ka ndërrua jetë pasi xhaketa e tij ka ngecur në një shkallë lëvizëse.
Stafi i Stacionit JR Mito gjeti Mamoru Suzuki, banues në Hitachi, i rrëzuar, por ende i vetëdijshëm rreth orës 21:00 të së martës, me pjesën e pasme të xhaketës së tij të bllokuar në parmakun e shkallëve lëvizëse, sipas policisë lokale.
Ai më vonë ra pa ndjenja dhe gjeti vdekjen në spitalin ku ishte transportuar.
Shkaku i vdekjes mbetet i paqartë ndërkohë që grupi hetimor po shqyrton kamerat.