Një ngjarje jo e zakontë gjithashtu dhe skandaloze ka ndodhur në Kategorinë e Parët të futbollit shqiptar. Në ndeshjen midis Kastriotit dhe Elbasanit e vlefshme për javën e 26-të është vënë re se lojtarët e miqve kanë luajtur me fanellat e shokëve të ekipit madje duke i mbuluar emrat me ngjitës.
Mesfushori Bedri Greca është duke luajtur me bluzën e Broshkës (33), ndërsa Karakaçi me bluzën e Kurtit (66).
Nuk ka ende shpjegim për këtë veprim të lojtarëve, por krijohet ideja se ekipi i Elbasanit ka qenë në mungesë të uniformave.