-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si u vra ‘Pipi’? Tre ekspertë rikthehen në Elbasan, rindërtohet skena e krimit

Kryesoret

Tre ekspertë, dy prej të cilëve të pavarur rindërtuan skenën e krimit të ndodhur në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021 në Elbasan, bazuar në një vendim të Gjykatës së Apelit.

Tre ekspertët janë Arjan Hanko, pranë Institutit të Policisë Shkencore, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, ekspertë të pavarur. Ekspertët përcaktuan drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes, ku viktimë mbeti Pjerin Xhuvani.

Gjykata u kërkoi ekspertëve rindërtimin e skenës në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia ka vendosur shiritat rrethues për t’i lënë ekspertëve hapësirë të punojnë.

Eksperimenti hetimor vjen pas kërkesave të Arbër Paplekaj, i cili kërkoi të caktohet këndi i qitjes jo vetëm prej tij, por edhe dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende pas kësaj ngjarjeje.

Paplekaj është i vetmi person që po përballet me drejtësinë lidhur me ngjarjen, edhe pse është deklaruar se ka pasur një deformim të ngjarjes dhe përpjekje për të fshehur episode të saj, duke mos kryer një hetim të plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit