-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunuan kamarierin në vendin e punës, lirohen 5 të miturit

Kryesoret

5 adoleshentët të cilët dhunuan kamarierin 17-vjeçar në vendin e punës mëngjesin e të martës janë lënë të lirë.

Të miturit me iniciale R. Q., G. Q., I. B., A. F. dhe A. C., secili 16 vjeç, nisi procedimi në gjendje të lirë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një konflikt ndërmjet disa të miturve, në lagjen “22 Tetori”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit e mitur R. Q., G. Q., I. B., A. F. dhe A. C., secili 16 vjeç, të gjithë banues në Berat, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht, një 17-vjeçar”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit