2 persona janë arrestuar në Elbasan pasi kanë marrë peng një 68-vjeçar për t’i marrë një shumë parash.
Në pranga janë vendosur R. K., 57 vjeç, banues në Peqin dhe P. S., 47 vjeçe, banuese në Belsh.
Policia ka sekuestruar automjetin ku u mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë.
Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 68 vjeç, se për motive të dobëta, 2 shtetas i kishin hequr lirinë, duke e mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në një automjet, si dhe se ishte kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të 2 autorëve.