Sot do të konstituohet “Grupi i Dialogut” mes socialistëve dhe grupit të Berishës. Komisioni ka bëjë me ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash në Kuvend prej 3/5-ave si dhe do të miratojë ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian.
Gazment Bardhi një vend në grupin e opozitës ia ka rezervuar deputetëve të Lulzim Bashës, por që kanë refuzuar ta përdorin si mundësi. Grupi i Dialogut mblidhet me kërkesë të çdo anëtari dhe merr vendime me konsensus të të gjithë anëtarëve.
Ai përbehet nga 6 anëtar, 3 nga mazhoranca dhe 3 nga opozita, që caktohen nga grupi parlamentar i PD dhe PS. Pika e parë e punës është reforma zgjedhore.
Nga mazhoranca:
1. Damian Gjiknuri (anëtar)
2. Klotilda Bushka (anëtar)
3. Toni Gogu (anëtar)
Nga opozita:
1. Oerd Bylykbashi (anëtar)
2. Erisa Xhixho (anëtar)
3. Dhurata Çupi (anëtar zëvendësues)