-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentat në Memaliaj, avokati Andrea Zotaj i shpëton breshërisë së kallashnikovit

Kryesoret

Avokati Andrea Zotaj i cili është pjesë e dhomës së avokatisë në Gjirokastër i ka shpëtuar një atentati mbrëmjen e djeshme në Memaliaj.

Ngjarja ka ndodhur në Qesarat ku avokati ishte në një makinë i shoqëruar me nipin e tij.
Prita ishte vendosur nga Fatos Lamaj 36-vjeçari banues në fshatin Ane Vjosë.
Siç deklaron avokati prita ishte vendosur për ekzekutimin e tij po me anë të një manovre të automjetit arriti t’iu shmangej plumbave.

Avokati Zotaj ka deklaruar se ky atentat vjen si pasojë e detyrës së tij pasi një ditë më parë atentatori ishte kapur nga policia dhe ishte mbajtur 1 dite ne paraburgim duke e liruar më pas, për shkak të një konflikti me një të afërmin e tij.

Pas daljes nga paraburgimi Lamaj bëri atentatin ndaj avokatit duke i zënë pritë me kallashnikov.Avokati Zotaj ka denoncuar ne Stacionin Policor ngjarjen e me pas grupi hetimor ka shkuar ne vendngjarje ku ka gjetur gezhojat e shkrehura nga kallashnikovi e me pas ka bere te mundur arrestimin e agresorit Lamaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit