Prishtina u trondit të martën nga konfliktet dhe incidentet që ndodhën ku për pasojë humbën etën 2 persona.
Katër personat e dyshuar ndodhen në arrati dhe janë shpallur në kërkim nga policia.
Fitim Doda dhe Arijan Sijarina dyshohen për tentim vrasjen në lagjen Kolovicë, në orët e pasdites, ndërsa vëllezërit Naim dhe Ahmet Berisha po kërkohen për vrasjen e rëndë, që ndodhi mbrëmjen e 26 marsit.
Njësitë policore të angazhuara, deri më tash kanë kryer një numër të madh të kontrolleve për të arritur te gjurmët e të arratisurve, e po ashtu sipas informacioneve të para janë kontrolluar edhe kamerat e sigurisë në afërsi të lokacionit ku ka ndodhur vrasja.
“Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke trajtuar në QKUK lidhur me nje rast te mehershem, me 27.03.2024 ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin I dyshuari mashkull kosovar i cili po ashtu ishte duke u trajtuar në QKUK është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar ne mbajtje kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.