-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njeriu i Belerit pështyn Vangjel Tavon: Largohu!

Kryesoret

Me tensione është shoqëruar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës për të zgjedhur një nga 2 nënkryetarët si kryetar të komanduar.

Mbështetës të Jorgo Goros dhe qytetarë të Himarës u mblodhën para Bashkisë dhe kërkuan largimin nga mbledhja të Vangjel Tavos dhe drejtuesit të PS për Vlorën, Blendi Klosi.

Një prej të pranishmëve në sallë, mbështetës i Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i Himarës në zgjedhjet e 14 majit, që ndodhet pas hekurave, ka pështyrë në fytyrë prefektin e qarkut të Vlorës, Vangjel Tavon.

Për shkak të tensioneve, mbledhja u shty për në orën 12:00. Në mungesë të Belerit dhe Goros, sipas ligjit, detyrën e kryetarit e merr përkohësisht nënkryetari i Bashkisë.

Por Himara ka dy të tillë të emëruar më parë nga Jorgo Goro, e në këtë situatë, është Këshilli Bashkiak i Himarës që do të votojë se cili prej tyre do të komandohet në detyrën e kryetarit të bashkisë.

Dy nënkryetarët janë Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit