Një person është vendosur në prangat e policisë dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar ” Sundimi i Ligjit” ku policia zbuloi 2 lokale të cilat ishin përdorur për lojëra fati të ndryshme.
Gjatë kontrolleve në këto 2 lokale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 6 tableta, 2 kompjuterë, 2 laptopë, 1 monitor, 1 DVR, 1 celular, 2 kasa që shërbejnë për printimin e biletave dhe 9 bileta sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.