Blerina Bala është votuar për të drejtuar Bashkinë e Himarës me 15 vota pro. Kandidati tjetër, Pervin Gjikuria, u tërhoq gjatë procesit të votimit.
Mbledhja për caktimin e drejtuesit të ri, pasi Fredi Beleri dhe Jorgo Goro janë në burg, u mbajt në bashki me dyer të mbyllura.
Kjo pasi në sallën e Këshillit Bashkiak pati tensione, sidomos në momentin kur aty hyri Vangjel Tavo dhe Blendi Klosi.
Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës se nga 9 vota që ka PS, pjesa tjetër e votave pro janë dhënë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” i opozitës.
“U zgjodh Blerina Balaj, nënkryetare e bashkisë Himarë. Ligji thotë që një nga nënkryetarët marrin drejtimin. Grupi i PS propozoi Blerina Balaj.
Më 15 vota u zgjodh. Ne 9 vota kemi. Pjesa tjetër janë Bashkë Fitojmë, përveç anëtarëve të PS, u bashkuan edhe pjesa tjetër”, tha ai.
LAJM I FUNDIT/ Zgjidhet kryetarja e komanduar e bashkisë Himarë