Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafikim droge.
Sipas mediave italiane, 48-vjeçari banues në Sant’Angelo Lodigano iu gjetën në banesën e tij gjatë kontrollit një kilogram e gjysmë hashash dhe mbi 40 gramë kokainë e ndarë në doza.
Ai u ndalua pas një kontrolli të kryer nga policia edhe me ndihmën e njësisë së qenve të Guardia di Finanza.