Janë vendosur në pranga 2 persona të cilët pop trafikonin drogë nga SHBA në Shqipëri me anë të shërbimit postar.
Të arrestuarit janë Skënder Vata 27 vjeç dhe Jugerst Luzi L., 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.
Dyshohet se ata kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar.,