Ekspertiza ka konfirmuar se arma që u gjet në pellgun me ujë është përdorur për vrasjen e Pëllumb Metës në Durrës.
Përgjigja ka mbërritur në Prokurorinë e Durrësit ku sipas përgjigjes nga Laboratori Shkencor në Tiranë pistoleta TT Mod-54 është arma e cila ka kryer krimin.
Ndërkohë dy djemtë e Pëllumb Metës, Hysen dhe Amarildo Meta qëndrojnë në dhomat e paraburgimit në burgun e Durrësit, ndërsa motra e tyre Hygerta në dhomat e paraburgimit të grave në Tiranë.
Dëshmia e tyre mbi vrasjen e babait është po e njëjta.