Ditën e sotme në 16:00, Fulham do të përballet me Sheffield United, sfidë e vlefshme për javën e 30-të të Premier League.
Në listën e lojtarëve të dy ekipeve tërheq vëmendjen ajo e Fulham, ku edhe një herë tjetër trajneri Marco Silva ka lënë jashtë ekipit Armando Brojën, e njëjta situatë me 2 javë më parë ku në vend të tij u grumbullua Gimenez.
Një huazim i bujshëm nga Chelsea në merkaton e janarit ku pritej që Broja të kishte minutat e nevojshme në dispozicion tek Fulham. E megjithatë asgjë nuk ka shkuar siç pritej. Sulmuesi jo vetëm që humbi duelin si titullar me brazilianin Muniz por tashmë nuk shihet si alternativë as për stolin.
Një situatë që lë shumë për të dëshiruar dhe kërkon sqarime nga trajneri Marco Silva i cili deri pak javë më parë shprehej duke thënë ‘një lojtar mund të rritet edhe duke qëndruar në stol’. E ndërsa sot për të dytën herë shqiptari as nuk grumbullohet me ekipin.
Today’s Fulham. #SHUFUL pic.twitter.com/bpUl1AOrtd
— Fulham Football Club (@FulhamFC) March 30, 2024