Vidhnin dhe trafikonin vepra arti, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 persona. Pëllumb Leka dhe Emanuel Çaço janë arrestuar nga policia e Durrësit. Njëri prej të arrestuarve, i punësuar rojë pranë parqeve arkeologjike. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 13 statuja të madhësive dhe formave të ndryshme.
Këta persona janë kapur në flagrancë gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, duke lëvizur me një automjet në të cilin gjatë kontrollit u gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme.
Një pjesë të statujave dhe ikonave sipas policisë ua shisnin të huajve nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi, kundrejt vlerave që varionin nga 10 000 deri në 20 000 euro.