Sekuestrohen 11 110 euro, procedohet penalisht 53-vjeçari që i posedonte dhe nuk i deklaroi teksa po dilte nga Shqipëria në pikën e kalimit në Kakavijë.
“Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi J. Ç., të cilit në çantë i janë gjetur 11 110 euro. Shuma e parave e padeklaruar nga ky shtetas u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Ç., 53 vjeç, banues në Patos” njofton policia. Kufiri i lejuar është 10 milionë lekë, mbi këtë shumë duhet të deklarohet.