Papa Françesku hyri në Bazilikë me një karrige me rrota pas problemeve me shëndetin dhe më pas uroi Pashkën. “Pashkët i rrokullisin gurët e vdekjes”, tha Papa në predikimin e tij.
“Ndonjëherë ndjejmë se një gur varri është vendosur rëndë në hyrje të zemrës sonë, duke na mbytur jetën, duke na shuar besimin, duke na burgosur në varrin e frikës dhe hidhërimit, duke bllokuar rrugën drejt gëzimit dhe shpresës.
Mall për paqen e thyer nga egërsia e luftës. Ata janë “gurët e vdekjes” – nënvizoi ai – “dhe ne i ndeshim gjatë rrugës, në të gjitha ato përvoja dhe situata që na vjedhin entuziazmin dhe forcën për të ecur përpara në vuajtjet që na prekin dhe në vdekjen e njerëzve të dashur”.
Pashka, vazhdoi ai, është “fitorja e jetës mbi vdekjen, triumfi i dritës mbi errësirën, rilindja e shpresës brenda rrënojave të dështimit”./ TGCom.