Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën. Eshtrat e vogëlushit Emile janë gjetur 9 muaj pasi zhdukjes së tij. 2-vjeçari ishte raportuar i zhdukur ishte dërguar për pushime tek gjyshërit e tij në Vernet të Francës.
Eshtrat e tij janë gjetur në një distancë prej 90-metrash pikërisht nga shtëpia e gjyshërve.
Sipas kryebashkiakut François Balic, i cili foli për Le Figaro, zona ku u gjetën eshtrat e 2-vjeçarit ishin kontrolluar më parë nga policia.
“Nuk ka mundësi që ndonjë kafshë të ketë sjellë mbetje njerëzore në fshat. Kjo na çon në skenarin që dikush i ktheu eshtrat e Emili kohët e fundit”, tha ai.
Në vendngjarje janë gjetur kocat dhe kafka e Emili.
“Ky lajm tronditës është ai që kishim frikë. Tani është koha për të vajtuar, për të lutur”, thanë prindërit e Emilit të vogël përmes avokatit të tyre, të cilët apeluan që të respektohen momentet private të familjes.
Kur u zhduk më 8 korrik, Emile sapo kishte mbërritur për pushimet verore në shtëpinë e gjyshërve nga nëna e tij.
Dy fqinjë pretenduan se e kishin parë në rrugën kryesore në fshatin Haute-Vernet, por me rrëfime kontradiktore.
Emili u pa për herë të fundit me gjyshin e tij 58-vjeçar.
Që atëherë, fati i tij mbeti mister ku hetuesit nuk përjashtuan mundësinë e rrëmbimit dhe vrasjes.
Një dëshmitar okular tha se ai pa gjyshin e tij, një fizioterapist osteopatik, duke prerë dru jashtë shtëpisë së tij rreth kohës kur fëmija dyshohet se u zhduk.