-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta ironizon Rilindjen: Ta shpëtojmë kombin nga ata që synojnë zhbërjen e familjes

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar këtë të hënë se qeveria po jedh paratë në mënyrë kriminale.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë dhe Komisionit të Organizimit të kësaj partie, Meta u shpreh se shqiptarët duhet të shpëtojnë kombin nga Rilindja, duke shtuar se kjo e fundit kërkon të zhbëjë familjen.

Meta: “Prioritet i Partisë së Lirisë mbeten pensionistët. Projekti i Rilindjes është që Shqipëria në të ardhmen të ketë 1 milionë banorë. Ne synojmë që brenda 2030 në Shqipëri të jenë 4 milionë shqiptarë rezident.

Të shpëtojmë kombin shqiptar nga Rilindja, që synon të zhbëjë familjen.

Na duhet të rithemelohemi si Partia e Lirisë për 10 vitet që vijnë e për 20 vitet që vijnë. Paratë sot në Shqipëri vidhen në mënyrë kriminale.

Do të thërrasim shpejt Konventën e partisë, për ta pozicionuar qartë partinë e Lirisë me politikat e saj patriotike për të ardhmen”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit