Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.
Osmani, përmes një postimi në platformën X, ka njoftuar se me zyrtarin e lartë amerikan kanë diskutuar për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Bruselit.
”Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksoi rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në KE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Osmani,